Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është vizituar sot nga ambasadorët e Francës dhe të Federatës Ruse, respektivisht nga Christian Timonier dhe Oleg Shcherbak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev ka pritur të dy ambasadorët me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike.
Në takime është konstatuar bashkarisht se është mjaft me rëndësi stabiliteti i Maqedonisë dhe zhvillimi i proceseve demokratike, përparimi dhe vazhdimi i proceseve reformuese në vend./Telegrafi/