Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Veles theksoi se 11 dhjetori është dita e zgjedhjeve, dita e ndryshimeve në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Të gjithë e dimë se qëllimi i pushtetit ishte t’i prolongojë së bashku me lokalet? Pse? T’i dislokojë temat. Qytetarët kërkojnë para. Të ketë më shumë para në secilën familje, kërkojnë ardhmëri ekonomike, perspektivë ekonomike, kërkojnë kriminelët të bartin përgjegjësi, kërkojnë ligji të vlejë njëjtë për të gjithë’, tha Zaev, kumtoi LSDM.
Në pyetjen e gazetarit se çfarë projektesh përmban programi zgjedhor i LSDM-së i titulluar ‘Plani për Maqedoni’, Zaev potencoi se më së shumti janë projekte ekonomike.
‘Qëllimet përfundimtare janë: do ta ngrejmë standardin jetësor për 70%. Më së shumti janë masa ekonomike. Ta zgjedhime papunësinë, të rinjtë të qëndrojnë këtu. T’i ulim shpenzimet për jetë, ta kthejmë tarifën e lirë të rrymës, ta heqim taksën radiodifuzive, t’i ulim shpenzimet përmbaruese të përmbaruesve në jo më shumë se 10% të borxhit kryesor. T’i heqim të gjitha këto dënime drejt qytetarëve’, sqaroi Zaev ndër të tjerash.
Zaev poashtu shtoi se nga LSDM pritet të ketë liri dhe institucione të pavarura dhe demokratike dhe të departizohet shteti. /Telegrafi/