Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë si kryetar i Qeverisë pati fjalim para gjeneratës së re të zyrtarëve policorë në Qendrën e Idrizovës.
“Mesatarja është 530.92 pikë nga 600 pikë në total. Nga 550 të paraqitur, 528 i kaluan kriteret e trajnimit. Kjo flet se sa të motivuar janë. Mbani funksion fisnik për t’i mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën. Ju dëshiroj karrierë të suksesshme në MPB. Unë si kryeministër dhe e gjithë Qeveria jemi krenar me juve”, potencoi Zaev, përcjell Tleegrafi Maqedoni.
Gjithashtu kandidatëve më të mirë gjatë trajnimit për zyrtarë policorë ju ndanë certifikata.
I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendësministri, Agim Nuhiu si dhe Sasho Tasevski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike./Telegrafi/