Telegrafi

Zaev thotë se nuk është e nevojshme marrëveshje e re me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev sot përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka nevojë për një marrëveshje të re me Bullgarinë për shkak se marrëveshja ekzistuese është e shkëlqyer.

Zaev tha se Republika e Maqedonisë së Verit nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“S’kemi nevojë për një marrëveshje të re, ne pajtohemi, edhe Bullgaria pajtohet. Kemi marrëveshje të shkëlqyer që duhet të vazhdojmë ta realizojmë. Njëra pjesë është ajo që komisioni po e përpunon, dhe tashmë kemi zgjidhur disa periudha hitorike dhe figura historike. Pjesa tjetër është ajo pjesë ku duhet ta përforcojmë miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin me Bullgarinë dhe nuk kemi problem që me deklaratë gojore, në letër apo ngashëm ashtu siç e pranon edhe diplomacia, e ajo është që Maqedonia e Veirut nuk ka pretendime ndaj asnjë fqinjë”, tha Zaev.

Sipas tij, mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve sqinje, duke përfshirë këtu edhe Bullgarinë, është parim që e beson./Telegrafi/