Site icon Telegrafi

Zaev-Thimonier: Është mirë të japim argument shtesë pranë BE-së me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bashkërisht me sekretarin për bashkëpunim me jashtë, Bojan Mariçiq, sot u takua me ambasadorin e Francës, Christian Thimonier.

Në takim është biseduar për disa tema aktuale siç është procesi i integrimit në BE, zbatimit të reformave por edhe gjendja politike dhe puna e Qeverisë teknike, e cila ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mesazhet që këto ditë arritën nga përfaqësuesit e BE-së tregojnë se BE ka plan dhe kjo na kthen optimizmin. Shpresojmë se metodologjia e re do të jetë e gatshme dhe së shpejti do të ofrohet qasje korrekte si për ne si për BE-në. Në anën tjetër për ne si shtet është mirë të japim argumente shtresë para BE-së përmes miratimit të Ligjit për Prokurori Publike. E rëndësishme është të shfaqim kapacitet demokratik dhe ligji të hyjë në Kuvend dhe të miratohet. Ligji për Prokurori Publike është i rëndësishëm për gjyqësinë dhe për shtetin”, tha Zaev.

Duke folur për temat lidhur me zgjedhjet, Zaev tha se kur opozita ka përfaqësues në Qeveri, duhet të gjithë të marrin përgjegjësi jo vetëm për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por edhe zbatojë politikat që sjellin përfitime.

“Qeveria teknike krahas organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike duhet t’i vazhdojë realizimet e politikave dhe masave që sjellin përfitime për qytetarët”, tha Zaev.

Ambasadori Thimonier theksoi se BE do të përgatisë metodologjinë e re që do të jetë nv interes të vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e integrimit. Ambasadorri Thimonier gjithashtu përshëndeti përparimin e vendit duke shtuar se ka hapësira për zhvillim në reforma, dhe për këtë është i nevojshëm miratimi i Ligjit për Prokuroi Publike luftimi i krimit dhe korrupsionit të lartë./Telegrafi/

Exit mobile version