Site icon Telegrafi

Zaev: Teuta Arifi nuk është kandidate për ambasadore në Washington

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, nuk është kandidate për ambasadore në Washington.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se aspak nuk është diskutuar për Teuta Arifin si ambasadore në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Teuta Arifi: Në Amerikë ndjehem si në shtëpinë time

“Për Teuta Arifin nuk është diskutuar fare. Atë e kam mike, e mbështes, i ndihmojmë për Tetovën, kemi bërë disa investime serioze, por ajo as nuk ka shprehur dëshirë, as nuk është ofruar si kandidate”, tha Zaev.

I pyetur se deri ku është procedura për emërimin e kandidatit për ambasador në SHBA, Zaev tha se ka kandidatë cilësorë, por vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma./Telegrafi/

Exit mobile version