Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave.
Pas pohimeve të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, se pozita e kryeministrit nuk lidhet me postin e ministrit, Zaev tha se do të udhëheq me këtë ministri deri në zgjedhjen e ministrit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se nuk ka pengesa ligjore dhe kushtetuese që ai të jetë edhe ministër edhe kryeministër, por pas debatit që e hapi opozita vendosi ta tërheq propozimin për zgjedhjen e tij si ministër të Financave.
Më herët, Zaev i propozoi Kuvendit të shkarkojë ministrin e Financave Dragan Tevdovski dhe Hazbi Likën, i cili ka udhëhequr me Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit./Telegrafi/