Kryeministri Zora Zaev tha se shteti do të heq para aty ku ka më pak nevojë në mënyrë që të sigurohen mjete për furnizimin e tabletave për fëmijët e familjeve më të varfra.
“Shteti, Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ekzistojnë për qytetarët dhe dyfish më fëmijët. Do të bëjmë gjithçka për të siguruar kushte të barabarta për të gjithë në mënyrë që mos ndjehen të harruar”, tha Zaev.
Ai theksoi se po i ndjekin punët dhe se do të ndërhynë gjithmonë kur duhet.
“E rëndësishme është se do të sigurohen librat e shtypur aty ku nuk ka tabela ose pajisje digjitale”, theksoi Zaev.
Sipas tij, të gjithë fëmijët nuk do të ndjeheshin të barabartë nëse disa mësojnë me tableta dhe disa me libra.
“Për këtë shkak menjëherë do të sigurojmë kushte të barabartë në mënyrë të mos ketë ndjesi të ndarjes. Shteti do të jetë këtu dhe do të bëjmë gjithçka për të ndërhyrë në këtë çështje”, tha Zaev./Telegrafi/