Telegrafi

Zaev do të rishikoj propozimin e OBRM-PDUKM-së për Prokurorinë Publike

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se këtë fundjavë do të shqyrtojë propozimin për fatin e PSP-së, i cili u propozua nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se ja vlen gjithçka për të menduar.

“Ne duam të sigurojmë sistemin e prokurorisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse një pjesë e madhe e kësaj është gjyqësia jonë, e cila do të sigurojë anëtarësimin tonë të ardhshëm në Bashkimin Evropian nëpërmjet Samitit të tetorit”, tha Zaev.

Ai theksoi se të gjitha propozimet do të vihen në tryezë me qëllim që në kohë të miratojë një zgjidhje konsensuale ligjore për fatin e PSP-së.

“Është e rëndësishme të sigurohet e ardhmja e rasteve dhe PSP-së, të mos ndikohet nga politikanët në sistemit ligjor”, thotë Zaev./Telegrafi/