Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, sot u takua me Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian dhe zëvendës kryetare e grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian, dhe me eurodeputetin Knut Flekenshtajn, raportues për Maqedoni në Parlamentin Evropian, kështu njoftojnë nga LSDM në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit, kryetari Zaev dhe eurodeputetja Fajon mbajtën Konferncë të përbashkët për media.
‘Të rinjtë tanë po largohen nga vendi ynë për në Europë, në botë, për shkak se ata nuk kanë punë, e dinë dhe mysafirët tanë të cilët janë të pranishëm sot këtu, sepse të rinjtë nuk kanë ekzistencë dhe nuk e shohin të ardhmen këtu.
Kjo është sfida jonë kryesore si qytetarë të ndërgjegjshëm të këtij vendi. Duhet të ketë ndryshime, Maqedonia bën thirrje për ndryshime. Ky është momenti së bashku për të krijuar të tashmen dhe të ardhmen për veten, fëmijët tanë dhe shtetin.
Në këtë proces shumë të rëndësishëm historik, kur luftojmë për të rindërtuar institucionet demokratike, të vëmë në një bazë të shëndetshme themelet e shkatërruara të shtetit në të gjitha bazat, ekonomia, shëndetësia, arsimi, demokracia, drejtësia, me rëndësi të madhe për Maqedoni është të fitojë një Qeveri në zgjedhjet demokratike dhe legjitime.
Miqtë tanë nga Evropa mbështesin përpjekjet për një të ardhme të re, të ndritshme dhe të begatë për Maqedoni, dhe për këtë unë e shpreh mirënjohjen time për Ju zonja Fajon, dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë, gjithsesi të dëshirojmë të përqëndrohemi më të bashkuar drejt qëllimit të përbashkët.
Qëllimi ynë është qytetarët e Maqedonisë për të jetuar mirë. Jemi shumë afër këtij qëllimi, mbetën edhe 37 ditë deri në datën e 11-dhjetorit’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/