Site icon Telegrafi

Zaev: Të qëndrojmë sinqerisht dhe guxim në anën e së vërtetës, drejtësisë dhe paqes

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot me rastin e Lindjes së Krishtit-Krishtlindjet me gruan e tij Zorica vizituan manastirin e “Shën Leonti” në fshatin Vodoça në Strumicë.

“Secili nga ne personalisht ka mundësinë të dëgjojë zërin e ndërgjegjes. Të gjithë mund të shkojnë përtej vetes dhe të veprojnë më vendosmërisht për të mirën e komunitetit, të mirën e fëmijëve dhe prindërve, familjes, për veten e tij dhe natyrisht për të mirën e vendit tonë në të cilin jetojmë, punojmë, krijojmë, mësojmë. Lindja e Krishtit na kujton për përgjegjësinë me të cilën përballemi, të qëndrojmë sinqerisht dhe me guxim në anën e së vërtetës, drejtësisë, paqes dhe dashurisë. Sepse në Krishtlindje të gjithë duhet të ndiejnë zjarrin e dritës dhe ngrohtësinë, duke çuar në gëzim dhe solidaritet”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version