Telegrafi

Zaev: Të presim edhe disa ditë dhe do të shohim nëse do të shkarkoj funksionarë nga BDI

Kryeministri Zoran Zaev edhe më tej nuk zbulon se kush janë funksionarët që do të shkarkohen dhe sa persona do të jenë.

Ai thotë se kja pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për shkak se është partner koalicioni i LSDM-së që të prezantohen dobësitë që deri tani janë parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të shohim kur do t’i jap propozimet për ndryshime në Kuvend, Grubi dhe grupi kuvendar mund të deklarohet. Për këtë shkak kisha takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, që ta dinë se cilët hapa do t’i ndërmarr, ndërsa në parti do të shqyrtohet se cilët vendime do të merren. Menjëherë pas vendimeve të marra do t’i deklaroj”, tha Zaev duke komentuar deklaratën e Grubit i cili tha se vetingu i BDI-së, s’ka lidhje me fshesën e Zaevit.

Lexo po ashtu Grubi: Vetingu i BDI-së s’ka lidhje me fshesën e Zaevit

Zaev nuk dëshironte të thotë nëse ministri aktual i Ekologjisë, Sadulla Duraku do të jetë ministër në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

“Ndryshimet e kuadrove nuk i komentoj”, tha Zaev.

I pyetur nëse do të shkarkojë funksionarë nga BDI, Zaev tha “të presime dhe disa ditë, të shohim”./Telegrafi/