Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me disa funksionarë të partisë së tij, për festën e Pashkëve ishte i pranishëm në kishën “Shën Dimitrij” në Strumicë, prej ku uroi të krishterët për Pashkët. Ai tha se janë të vendosur të përgjigjen për përgjegjësinë e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të vendosur të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë. Kjo festë e madhe e cila simbolizon fitoren e jetës do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, theksoi Zaev.
Ndërsa Oliver Spasovski u shpreh se kanë zgjedhur rrugën e vërtet dhe se shumë shpejtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të vërtetë.
I pranishëm ishte edhe Ljupço Nikollovski, i cili tha se do të vazhdojnë për mbrojtje të shtetit./Telegrafi/