Site icon Telegrafi

Zaev do të merr pjesë në Samitin e Selanikut

Kryeministri Zoran Zaev do të merr pjesë në Samitin e këtij viti në Selanik, i cili do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, Zaev është i ftuar në samitin me presidentët e qeverive të Greqisë dhe Bullgarisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Bojko Borisov, për të marrë pjesë në diskutimin me temë “Evropa Juglindore: Iniciativat për Bashkëpunim Rajonal dhe Reformat”, që do të mbahet në mbrëmjen e së enjtes më 14 nëntor.

Samiti i këtij viti në Selanik po mbahet për herë të katërt, i organizuar nga Federata e Industrisë së Greqisë, në partneritet me Konfederatën e Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe Oda Ekonomike Amerikano-Greke./Telegrafi/

Exit mobile version