Site icon Telegrafi

Zaev të martën në Romë për takim me kryeministrin italian Conte

Kryeministri Zoran Zaev të martën në Romë do të takohet me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Lajmi i takimit është i vërtetuar ndërsa vizita ndërlidhet me qëndrimin e Italisë që muajin e ardhshëm të kthejë çështjen e nisjes së bisedimeve në BE-në për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri italian Conte, para një jave deklaroi se Italia do të propozojë rinisjen e bisedimeve për zgjerim të BE-së me Maqedoninë dhe ne Shqipërinë në nëntor dhe për këto arsye kryeministri Zaev mori ftesë për në Romë.

Pas takimit me Conte, Zaev do të shkojë Bruksel në darkën që e organizon Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version