Site icon Telegrafi

Zaev: Do të kemi regjistrim të suksesshëm të popullsisë nga 1 deri më 21 prill

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se sa më shpejt duhet të mbajmë regjistrimin e popullsisë për shkak se Maqedonia e Veriut është vendi që nuk ka pasur regjistrim për 20 vite.

“Jam i bindur se do të kemi regjistrim të suksesshëm të popullsisë nga 1 deri më 21 prill, ashtu siç është paralajmëruar”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se ligji është në përputhje me Eurostat dhe sipas standardeve evropiane dhe se bëhet fjale për operacion statistikor.

“Pres nga nga partia më e madhe opozitare që ta ndjek procesin me vëmendje dhe t’i motivojë qytetarët që të përfshihen”, tha Zaev.

Ndryshe, OBRM-PDUKM gjatë ditës së djeshme filloi me mbledhjen e nënshkrimeve kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Ata sot njoftuan se vetëm dje janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime./Telegrafi/

Exit mobile version