Duhet t’ia lëmë seancës së dytë gjyqësore që të tregojë të vërtetën për këtë çështje, tha kryeministri Zoran Zaev në lidhje me dëshminë e ish-shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, i cili në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Shënjestra-Fortesa” tha se pas arrestimit të tij, “bombat” në LSDM ishin të “modifikuara dhe të komprometuara”.
“Unë kam, thënë në baza ditore biseda me këshilltarët e mi, ashtu edhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Verushevskin. Duhet t’ia lëmë seancës së dytë që ti thotë të vërtetat për këtë çështje. Në zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në Prokurorinë Speciale, ai konverton në fjalë dhe përdorime të tilla. Kuptohet, autenticitetin e bisedimeve askush nuk do ta kontestoj nga të gjithë personat e akuzuar në gjykatë. Forenzika ka konfirmuar bisedat dhe drejtë të mos ketë dilema për askënd në funksion për këtë. Dhe dilema e dytë, e cila është paraqitur këtu, si Zvonko Kosotovski dhe Gjorgji Lazarevski kanë dhënë informacione se materialet iu dorëzuar Verushevskit, ndërsa Verushevski LSDM-së, e vërteta është e njëjtë. Ata iu janë dorëzuar LSDM-së, por person përgjegjës në LSDM është shefi i Komisionit për politika të sigurisë, Zoran Verushevski”, tha Zaev për “Zërin e Amerikës”.
Zaev është optimist se më 15 tetor, kur pritet vendimi i ministrave të BE-së të japin datën e bisedimeve për anëtarësim, do të arrihet marrëveshja për prokurorinë publike.
Ai tha se është e rëndësishme që kjo të zgjidhet në shtëpi, që ta dimë që edhe më tej kemi garanci për pavarësi e shtetit të së drejtës, prokurorët të cilët do të udhëheqin hetimet do të jenë të rëndësishme, që të ngritim edhe standardin ekonomik të qytetarëve./Telegrafi/