Site icon Telegrafi

Zaev: Të jemi serioz, regjistrimi patjetër të mbahet

“Seanca e parë në Kuvend është me 14 shtator, regjistrimi fillon me 5 shtator. Apeloj…aman të jemi serioz. 20 vite nuk kemi regjistrim. Regjistrim ka dhe duhet të ketë”.

Kështu kryeministri Zoran Zaev e komentoi propozimin e OBRM-PDUKM-së opozitare për të zhvilluar regjistrim online të popullsisë, për shkak të gjendjes me Covid-19. Zaev tha se regjistrimi është i domosdoshëm.

“Ka regjistrim, duhet, dhe do të ketë! Pas 20 viteve, a jemi shtet a jemi komb, çfarë jemi? Duhet të ketë regjistrim. Gjithçka është gati për regjistrimin dhe më vjen mirë që vendi ynë përfundimisht tregoi kapacitet për ta zbatuar këtë operacion statistikor”, pohoi Zaev.

Ai gjithashtu përsëriti se është shumë e rëndësishme të zbatohet regjistrimi në afatin e paraparë, i cili duhet të fillojë më 5 shtator dhe të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/

Exit mobile version