“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të hyjë në veting, do të hyjë në pastrimin e gjyqësisë”.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se kjo mund të konsiderohet si veting.
“Ne jemi në gjendje krejtësisht më ndryshe prej Shqipërisë prandaj në pajtim me ligjet ekzistuese ku ka kompetencë Këshilli gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, ku ka kompetencë Komisioni për Antikorrupsion, DAP së bashku me Depozituesin qendror, me Kadastrën mund ta bëjë kontrollin, i cili për momentin bëhet mbi ne, mbi ministrat në Qeveri. Për mua po bëhet komplet kontrollimi i pronës, i gjendjes personale financiare, i familjes time, kjo bëhet edhe për ministrat dhe kjo është mirë, është e shëndetshme. Edhe tani duhet të bëhet edhe për gjykatësit edhe për prokurorët në një mënyrë transparente në pajtim me ligjet”, theksoi Zaev.
Ai edhe një herë sot i bëri thirrje KE-së që të përfshihet në raste të mëdha dhe të bëjë monitorim të plotë.
“Zyrtarisht si kryetar i Qeverisë i bëj thirrje KE-së ta bëjë këtë për arsye se kjo mund të japë kontribut serioz në përforcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjen e së drejtës në shtet”, tha Zaev.
Përkujtoi se periudhën e kaluar janë plotësuar shumë premtime, si anëtarësimi në NATO dhe data për fillimin e negociatave me BE-në me, siç tha, reforma të përfunduara prej njëqind për qind./Telegrafi/