Kryeministri Zoran Zaev të hënën do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në takim pritet të diskutohen deklaratat e fundit të Komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se është e mundur të ndahen proceset për anëtarësim mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.