Site icon Telegrafi

Zaev të hënën në Bruksel, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, të hënën (12 qershor) do të vizitojë Brukselin, ku është pritet të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini, eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas njoftimeve të NATO-s, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov ku dhe do të informohen me detyrat që duhet të ndërmarrë Maqedonia për t’u bërë pjesë e Aleancës./Telegrafi/

Exit mobile version