Site icon Telegrafi

Zaev: Do të forcojmë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë

Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara, njofton Telegrafi Maqdoni.

Në takimin e përbashkët është përshëndetur miqësia në mes Maqedonisë dhe Turqisë dhe është shprehur gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit përmnes parimeve demokratike, planin ekonomik, si dhe në të gjitha fushat tjera në interes të qytetarëve të të dy shteteve.

‘Qëllimi primar i Qeverisë është të avancojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet, veçanërisht me vendet mike të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektiva evropiane dhe Qeveria që e udhëheq është e gatshme të merr parasysh të gjitha përvojat pozitive në rrugën drejt integrimit’, tha Zaev. /Telegrafi/

Exit mobile version