Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të realizojë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të samitit “Thessaloniki Summit 209”.
Ky samit sipas AIM, do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor të këtij viti në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbajtjen e këtij takimi e kanë zyrtarizuar nga kabineti i kryeministrit grek, ndërsa përveç Zaevit, në samit Mitsotakis do të realizojë takim edhe me kryeministrin bullgari Boyko Borissov.
Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, pasi të parin e patën në shtator në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./Telegrafi/