Site icon Telegrafi

Zaev: Tani, kuvendi mund ta ndryshojë vendimin për zgjedhjet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, priti në takim, Brian Hoyt Yee, zv. ndihmësin e sekretarit shtetëror amerikan, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është folur për gjendjen e tanishme politike në vend, e cila u thellua me vendimin e kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Zaev i tha përfaqësuesit amerikan, Hoyt Yee, se tani është e dukshme që Kuvendi do ta ndryshojë vendimin për zgjedhjet e parakohshme, duke theksuar se vendimet e njëanshme e vështirësojnë kritën dhe rrezikojnë të ardhmen e vendit. Gjithashtu, Zaev tha se tërheqja e vendimit të Ivanovit duhet të ndodhë sa më parë./Telegrafi/

Exit mobile version