Site icon Telegrafi

Zaev takon përfaqësues të sektorit civil: Raporti i Pribes dhe KE-së janë themelore për Qeverinë e re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaaev dhe zv.kryetarje Radmilla Sheqerinska sot pasdite janë takuar me përfaqësues të 120 orgamizatave, bashkësivem grupeve dhe sindikatave të sektorit qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është konstatuar se në Maqedoni është shkruar një histori demokratike e re në Maqedoni, regjimi është mundur me vorë dhe stilograf.

“Mbi 612.000 qytetarë kanë votuar për ndryshime, për lir dhe për drejtësi. Në Maqedoni firoi koncepti i bashkimit dhe kjo është një fitore e madhe për shtetin dhe qytetarët. Ndryshimet do t’i arrijmë së bashku duke u larguar nga ndarjet”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se të gjitha partitë politike që kanë fituar mandate, përveç OBRM-PDUKM-së pret të sillen mirë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve për ndryshime dhe drejtësi./Telegrafi/

Exit mobile version