Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte në mbrëmje ka realizuar takim me delegacionin e Këshillit Atlantik nga SHBA-së, i udhëhequr nga Diamon Wilson, nënkryetar në detyrë i Këshillit. Tema e këtij takimi ka qenë situata politike në Maqedoni dhe perspektivat e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“LSDM është totalisht e fokusuar në nevojat e qytetarëve për jetë cilësore dhe shoqëri të drejtë. Qytetarët këtë e kanë pranuar dhe pikërisht për këtë mbi 612 mijë qytetarë, nga etni të ndryshme e mbështetën konceptin për Maqedoni – një shoqëri për qytetarë të barabartë me të ardhme euro-atlantike. Besojmë se do të formohet Qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do ti merr seriozisht reformat prioritare”, thuhet në njoftimn e LSDM-së.
Në takim është theksuar edhe miqësia tradicionale me SHBA-të dhe rëndësia e mbështetjes nga SHBA-të në proceset demokratike, si dhe interesat strategjike të Maqedonisë./Telegrafi/