Site icon Telegrafi

Zaev takohet me Boshkovskin: E vërteta gjithnjë fiton! (Foto)

Zoran Zaev, lideri i LSDM i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me liderin e të Bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkoski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin në kuadër të frontit të gjerë demokratik për tejkalimin e krizës politike përmes organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme në Maqedoni, me plotësimin e të gjitha kushteve.

Siç njoftojnë nga LSDM, kryetari Zaev ka shprehur kënaqësi që sërish e sheh Boshkovskin në liri dhe ka theksuar se rastet e montuara patjetër të ndalen.

„E vërteta gjithnjë fiton. Këtë duhet gjithkush ta ketë të qartë. Së bashku me qytetarët jemi duke u vënë fund rasteve të montuara politike, të realizuara përmes gjyqësorit të partizuar. Kjo luftë për drejtësi është e sinqertë dhe do të jep fryte. Në Maqedoni do të kthehet drejtësia, liria dhe demokracia”, ka thënë Zaev.

Boshkovski në emër të “Të bashkuar për Maqedoninë” u ka dhënë përkrahje të plotë hapave kyçe të cilat duhet të plotësohen. Gjykata kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP, ta ndalojë ndjekjen e demonstruesve dhe të sigurojë sundim të plotë të ligjit.

Në këtë takim u riafirmua dhe Platforma për Maqedoni demokratike, e cila u nënshkrua në mënyrë plotësuese edhe nga lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski./Telegrafi/

Exit mobile version