Site icon Telegrafi

Zaev takohet me ambasadoren Tejada, e njofton atë për ‘Planin 3-6-9’

“Plani 3-6-9” dhe punësimi i të rinjve ishin tema të bisedës gjatë takimit të sotëm në Shkup mes kryeminsitrit Zoran Zaev dhe ambasadore së Zvicrës në Repulbikën e Maqedonisë, Sybille Suter Tejada, përcjell Telegrafi Maqedoni

Në takim, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, i riafirmua mbështetja që Zvicra ia ofron Maqedonisë, posaçërisht në aspiratat drejt anëtarësimit të barabartë në BE dhe në NATO.

“Kryeministri Zaev e informoi ambasadoren për proceset reformuese nga “Plani 3-6-9″, për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe për vendosshmërinë e fuqishme që vendi të punojë në zbatimin e reformave të cilat do të sigurojnë institucione të pavarura profesionale në shërbim të qytetarëve, shtet juridik dhe standard cilësor jetësor”, thuhet në kumtesën ga Qeveria.

Për programin e ri qeveritar, shtohet, ambasadorja ka cekur se përmban projekte të cilat janë në interes të rëndësishëm për qytetarët dhe e ka shprehur gatishmërinë e Zvicrës për t’i mbështetur projektet e tilla me qëllim që të avancohet zhvillimi ekonomik, kapaciteti demokratik i udhëheqjes së vendit në nivel lokal dhe qendror.

Për atë qëllim, ambasadorja Tejada e ka informuar kryeminsitrin Zaev dhe ia ka dorëzuar Strategjinë afatgjate për bashkëpunim mes dy vendeve me të cilën Zvicra planifikon dukshëm ta ndihmojë Maqedoninë në përparimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm. Mbështetja kryesisht ka të bëjë me programe për avancim të punës së Parlamentit, programe për avancim të procesit zgjehdor si dhe mbështetje për zhvillim të arsimit profesionaë në sektorin privat.

“Kemi dëshirë të madhe t’i hapim perspektivat për punësim të të rinjve këtu në Maqedoni. Për atë qëllim, me ribalancin e Buxhetit planifikojmë prej shtatorit ta fillojmë projektin ‘Garancë për të rinj’ me të cilin shteti do të mundësojë për të rinjtë punësim, praktikë apo trajnim pas përfundimit të arsimimit të tyre.Gjatë krijimit të kësaj mase i patëm parasysh edhe rezultatet pozitive që i dhanë projektet e mbështetura nga ambasada zvicerane mu në këtë pjesë”, ka thënë Zaev, njofton AIM.

Në takim, bashkarisht u konstatua se bashkëpunimi i frytshëm dhe këmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë në drejtim të hapjes së perspektivave ekonomike për përparim, avancim të marrëdhënieve ndëretnike dhe përforcim të kapaciteteve demokratike. /Telegrafi/

Exit mobile version