Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen. Në këtë takim Zaev ka treguar pritjet e LSDM-së rreth formimit të Qeverisë së re, si dhe proceset që vijojnë pas kësaj, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjithë në shtet, duke përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet të respektojnë dhe ta ndjekin zgjedhjen e shumicës së qytetarëve, të cilët u deklaruan për ndryshime. Qëndrimi jonë është që duhet sa më shpejtë të fillojnë procedurat për formim të Qeverisë për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Zaev në takim.
Ai gjithashtu ka theksuar se prioritetet themelore të LSDM-së janë raporti i Pribes dhe i Komisionit Evropian për realizimin e reformave të nevojshme për funksionim të institucioneve në interes të qytetarëve./Telegrafi/