Site icon Telegrafi

Zaev: Takimi me të akuzuarit nuk ishte i këndshëm, por unë i kam falur (Video)

Mua feja dhe prindërit më kanë mësuar të fal dhe dëshiroj të fal sepse Maqedonia ka nevojë për pajtim dhe zgjatje të dorës, por unë nuk jam as prokuror, as gjykatës, vetëm e thash atë që e ndjej, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot dëshmoi në Gjykatën Penale në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas daljes nga salla e gjykatës, Zaev tha se ndjenja nuk është e këndshme, por ka obligim si çdo qytetar i ftuar ta kryejë obligim dhe të dëshmojë para gjykatësve. Ai nuk dha detaje nga dëshmia e tij për shkak se, siç tha ai, Maqedonia lëviz para dhe nuk dëshiron t’i kthejë qytetarët në ngjarjet e 27 prillit.

“Nuk është lehtë për këta persona që janë të akuzuar, nuk dua të shtoj diçka më tepër në lidhje me këtë”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version