Këtë mëngjes, Kryeministri Zoran Zaev kishte takim virtual me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.
“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë.
Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev në Facebook./Telegrafi/