Telegrafi

Zaev: Do ta zvogëlojmë pabarazinë, ndërsa më të rrezikuarit do t’i lirojmë nga tatimet publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në fjalimin të mbajtur sot, me rastin e ditës së Kombeve të Bashkuara, tha se do ta zvogëlojmë parabarazinë, ndërsa më të rrezikuarit do t’i lirojmë nga tatimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do ta fitojmë urinë dhe njerëzit do t’i nxjerrim nga varfëria. Të gjitha paratë do t’i orientojmë drejt qytetarëve. Fuqishëm do t’i mbështesim ndërmarrjet publike që të hapin vende të reja pune dhe t’u sigurojnë pagë të denjë të punësuarve, prej 30000 denarë pagë mesatare. Do të arrijmë rritje ekonimike në vend, me mundësi për hapje të firmave vendore”, deklaroi mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu foli edhe për shëndetësinë dhe arsimin, duke thënë se do të mundësojë trajtim spitalor falas për të gjithë dhe do ta ul numrin e lëndëve që të sigurojë mësim më cilësor./Telegrafi/