Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se do të respektohet vendimin e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Që kur debatonim dhe me miratimin e ligjit, thamë se do ta presim vendimin e Komisionit të Venedikut dhe do ta respektojmë”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev shpreson se shumica kuvendare do të respektojë deri në fund dhe se bashkërisht me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertt do të gjendet mënyrë se si do të zbatohet vendimi i Komisionit të Venedikut.
“Gjuhët shërbejnë për t’u marrë vesh, dhe ne sollëm vendim ligjor, ndonëse që në atë moment, pra që kur debatonim në Kuvend dhe pas sjelljes së ligjit, thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe vendimin e saj do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë vendimin e saj. Ministria e Drejtësisë do të hartojë ndryshimet e nevojshme, dhe ato do të dërgohen prapë te Komisioni, për të dëshmuar bashkëpunimin tonë me Komisionin, dhe më pas do ta çojmë në Kuvend për konstatimn e tij”, tha Zaev./Telegrafi/