Site icon Telegrafi

Zaev: Do ta kthejmë besimin në polici (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski hapën sot takimin e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Sindikatave të Policisë Evropiane, thonë nga qeveria në konferencë shtypi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapjen e takimit fjalim mbajt edhe Andreas Simeou, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Sindikatave të Policisë Evropiane, si dhe Aco Antovski, President i Sindikatës së Policisë Maqedonase.

Të gjithë folësit në takimin e sotëm u pajtuan që organizatat sindikale janë të domosdoshme në çdo shoqëri dhe se roli i tyre është vendimtar në përcaktimin e normave dhe vlerave në fushën e të drejtave të punëtorëve.

Zaev tha se ai mbështet të gjitha përpjekjet e organizatave sindikale, sepse në një farë mase ata janë korrektues të pushtetit në segmentin e të drejtave të punëtorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version