Site icon Telegrafi

Zaev: Do ta bindim Komisionin Evropian për të filluar bisedimet për anëtarësim (Cicërimë)

Zoran Zaev duket shumë optimist dhe beson se Komisioni Evropian do t’i nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë.

Në rrjetin social Twitter, Zaev thotë se ka shkuar në Bruksel me argumente për krijimin e pozitiviteteve pas një vonese të gjatë në procesin euro-integrues të vendit.

Megjithëse BE-ja kërkoi më herët nga Maqedonia që të veprohet më shumë se sa të flitet, Zaev mendon se Maqedonia vazhdon të jep rezultate pozitive dhe beson se do ta tregojnë gatishmërinë e Maqedonisë dhe do ta bindin KE-në për të filluar bisedimet për anëtarësim në gjysmën e parë të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version