Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Steinmeier kanë realizuar një bisedë telefonike në të cilën u konstatuar rëndësia historikë e marrëveshjes së Prespës, si për vendin tonë ashtu edhe për tërë rajonin dhe Evropën, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
“Kryeministri Zaev falënderoi presidentin Steinmeier për mbështetjen që Republika Federale të Gjermanisë që ka dhënë gjatë gjithë procesit të krijimit të marrëveshjes së Prespës, si dhe mbështetjen që ajo jep për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, thuhet në deklaratë.
Presidenti Steinmeier përgëzoi diplomacinë dhe shembullin diplomatik që kryeministri Zaev jep për rajonin dhe për Evropën, duke i vlerësuar ato si një vlerë progresive për të gjithë botën./Telegrafi/