Site icon Telegrafi

Zaev: Stabiliteti dhe reformat që i rekomanduam janë argumente serioze për fillimin e bisedimeve

“Në Samitin në Berlin porositëm se stabiliteti dhe reformat që i rekomandon vendi duhet të merren si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë verës”.

Këtë sot e tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në fjalimin e tij në video pas kthimit nga Berlini, ku u mbajt samiti jofromal i Gjermanisë dhe Francës për vendet nga Ballkani Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhepse zgjerimi i BE-së nuk ishte temë në konferencë, i shfrytëzuam të gjitha mundësitë që ta dërgojmë mesazhin tonë, që jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe më shumë dhe të jemi bërthama e Ballkanit që buron nga ideja evropiane për solidaritet dhe bashkëpunim”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Zaev: Falënderojmë Gjermaninë dhe Francën për njohjen e sakrificës që kemi bërë

Ai ceku se vendi ndërmori përgjegjësi për vete dhe për rajonin dhe se tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas Zaev, konkluzioni më i rëndësishëm në samit ka qenë marrëveshja e Prespës që u arrit me Greqinë që do të jetë model për zgjidhjen e kontesteve të hapura dhe konflikteve./Telegrafi/

 

Exit mobile version