Site icon Telegrafi

Zaev: Spitalet modulare janë të sigurta, kanë shpëtuar mijëra jetë

“Spitalet modulare janë të sigurta dhe të ndërtuara sipas standardeve. Ato janë lloji i njëjtë sikur edhe gjithkund në botë. Ato shpëtuan mijëra jetë dhe për momentin në to trajtohen rreth 200 qytetarë”.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me spitalet modulare.

Ai theksoi se kontrollet në spitalet modulare janë përforcuar dhe se kontrollohen edhe nga aspekti kundër zjarreve dhe i sigurisë.

“Tragjedia na goditi të gjithëve, do ta mbajmë mend gjithë jetën, humbëm jetë. Të presim, t’i shohim raportet forenzike që të parandalojmë në të ardhmen”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të investimit të ri privat në Komunën e Sarajit.

Në lidhje me dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Zaev edhe njëherë përsëriti se vendimin do ta sjellë pas raportit forenzik për fatkeqësinë.

Exit mobile version