Site icon Telegrafi

Zaev: Me Spasovskin ekzekutivi është në duar të sigurta

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një postimi në ‘Facebook’ shkroi se “me zgjedhjen e qeverisë teknike dhe me Oliver Spasovskin në krye, pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta”.

“Kjo qeveri teknike është në duar të sigurta kur është në pyetje vazhdimësia e përparimit të vendit”, shkruan Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, tani strukturat politike në Qeveri e kanë për obligim të sigurojnë forcimin e institucioneve dhe jo bllokimin e tyre.

“Ju bëj apel opozitës të jetë përgjegjëse dhe të mos keqpërdorë gjatë kësaj periudhë”, shkruan Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version