Kryeministri Zoran Zaev së bashku me, Oliver Spasovski, Hazbi Lika dhe Teuta Arifi sot vizituan fshatin Poroj në Tetovë, i cili gjatë ditës së djeshme u kaplua nga reshje të mëdha të shiut dhe si pasojë lumi doli nga shtrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht Zaev dhe Spasovski u takuan me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në hapësirat e komunës, ndërsa më pas udhëtuan për në Poroj.
Në takim me qytetarët e Porojit, Zaev tha se do të angazhohet që të kthejë gjendjen e mëparshme në fshat duke angazhuar makineri për të pastruar fshatin./Telegrafi/