Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, në Gjykatën Penale sot duhet të dëshmojnë katër dëshmitarë në mesin e të cilëve kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, Vejsel Mehmedi dhe ish-deputeti Nikolla Todorov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e djeshme u dëgjuan dëshmitarët Petre Shillegov dhe Muhamedd Zeqiri.
Shillegov dje deklaroi se korridoret në Kuvend janë si pentagon dhe dikush është dashur t’ju tregoj sulmuesve si të vinë deri tek konferenca e shtypit.
Muhamed Zeqiri dje në dëshminë e tij tha se ka vërejtur një person me armë brenda në konferencën e shtypit.
Në seancat e mëhershme kanë dëshmuar edhe Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski. /Telegrafi/