Site icon Telegrafi

Zaev sot do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian

Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të mbaj fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev në tubimin e mbrëmshëm në Kriva Pallankë deklaroi se në Parlamentin do të flas për perspektivat e Maqedonisë. Pritet që të flasë edhe në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, referendumin e caktuar dhe reformat në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Para dy ditësh në Parlamentin Evropian fjalim mbajti kryeministri grek Alexis Tsipras. Ai i shpalosi sukseset diplomatike të qeverisë së tij, duke aluduar në marrëveshjen e Prespës.

“Me kryeministrin Zaev kemi arritur që të gjejmë zgjidhje të pranuar pa përdorimin e forcës, nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë. Kjo marrëveshje do të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon”, tha Tsipras para eurodeputetëve. /Telegrafi/

Exit mobile version