Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në ora 11:00 do të paraqesë në Kuvend propozimin për përbërjen e Qeverisë së re dhe programin e punës.
Dorëzimi i propozimit për formimin e kabinetit të ri qeverisës vjen pas dorëheqjes së deputetëve që do të kalojnë në ekzekutiv, si dhe pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj.
Qeveria e re do të ketë më pak ministra, përkatësisht 19, ndryshe nga qeveria e mëparshme që kishte 26./Telegrafi/