Politika në Maqedoni sot do të sjell shumë aktivitete për të cilat qytetarët janë në pritje. Pas sigurimit të nënshkrimeve nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe nga BDI, LSDM e ka plotësuar kushtin e vendosur nga presidenti Ivanov për marrjen e mandatit për qeverinë e re të Maqedonisë.
Zoran Zaev sot do të kërkoj mandatin nga Gjorge Ivanov për të qenë udhëheqës i qeverisë së re, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, BDI sot do të mbajë mbledhjen vendimtare për pjesmarrje në qeveri. Partia e Ahmetit sot duhet të vendos a do të jetë pjesë e qeverisë apo do të mbështet një qeveri të pakicës. /Telegrafi/