Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot priti delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikë së Sllovenisë, e udhëhequr nga Karl Erjavec, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një partner të besueshëm të provuar”, deklarojnë nga shtypi i qeverisë.
Kryeministri Zoran Zaev në një takim me ministrin slloven të mbrojtjes Karl Erjavec tha se, ambasada e Republikës së Sllovenisë është emëruar nga NATO si pikë kontakti në procesin e ardhshëm përfundimtar të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, në kohën kur vendet anëtare të NATO-s do të fillojnë procedurën për ratifikimin e protokollit për pranimin e vendit tonë në aleancë.
“Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një mik dhe partner të provuar afër nesh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera, me përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm reciprok. Sllovenia këtë e ka dëshmuar përkushtimin e saj duke mbështetur vendin tonë, aspiratat tona për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe gjatë gjithë procesit, na ka dhënë dhe na jep mbështetje të pakursyer”, tha Zaev./Telegrafi/