Site icon Telegrafi

Zaev: Ska bisedime me PDSH-në, Aleancës do t’ia ruaj postin për reforma në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev është deklaruar pas daljes nga koalicioni të Aleancës për Shqiptarët, pasi që nuk ua dha Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka deklaruar se vendine zv.kryeministrit për reforma do ta ruaj për Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq për vendet e zbrazëta të zv. ministrave, Zaev ka sqaruar se vendet do të plotësohen pas Vitit të Ri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Zaev ka deklaruar se posti i zv. kryeministrit për reforma është post me rëndësi.

Në lidhje me PDSH-në, Zaev deklaroi se nuk ka biseduar me këtë parti politike, por që nuk e përjashton mundësinë që bisedime të ketë pas Vitit të Ri./Telegrafi/

Exit mobile version