Site icon Telegrafi

Zaev-Silvestri: Maqedonia e Veriut kreu detyrat, është radha e BE-së

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri.

Në mbledhje është shprehur mbështetja e fuqishme nga Italia në europerspektivat e Maqedonisë së Veriut dhe është vërtetuar se vendi ka kryer obligimet e brendshme dhe tani është radha e BE-së që t’i vlerësojë arritjet në vend.

“Vazhdojmë me reformat brenda, me përkushtim të fortë ndaj shtetit të së drejtës. Sa i përket bisedimeve me Bullgarinë, ne vazhdojmë me konstruktivitet në bisedime. Këtë e thamë edhe në Bruksel dhe se pranojmë të bisedojmë për gjithçka përveç asaj se kush jemi ne”, tha kryeministri Zaev.

Në mbledhje është shprehur se me qasje kreative është e mundshme mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare e RMV-së me BE-në gjatë presidencës portugeze./Telegrafi/

Exit mobile version