Kryeministri Zoran Zaev tha se si ministër i Financave do të fokusohet në kthimin e TVSh-së, projekt që ka filluar nga qershori. Zaev gjithashtu kishte një mesazh për të gjithë ata që kritikojnë këtë projekt.
“Ajo që është e rëndësishme është që në korrik të fillojë projekti i kthimit të TVSh-së dhe të gjithë ata që kapin flokët të ndalen për shkak se vendi ynë asnjëherë s’ka kthyer para, ndërsa tani do të fitojë 12.000 denarë, 15.000 apo 27.000”, tha kryeministri Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij më e rëndësishme është që të rriten pagat jo vetëm te punëtorët shëndetësorë por edhe tek administrata publike.
“Detyra kryesore është rritja e pagave, jo vetëm në shëndetësi dhe tek punëtorët shëndetësorë, nga një shtatori edhe te një pjesë e madhe e administratës publike”, tha mes tjerash Zaev.
Zaev shpreson të ketë kthim të parave sa më shumë për qytetarët./Telegrafi/