Bordi Qendror i LSDM-së sot ka mbajtur seancë ku njëzëri kanë mbështetur hapat e kryetarit të tyre Zoran Zaev. Ai gjatë këtij takimi theksoi se shumë shpejt do të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shumë shpejt pres të futemi në bisedime për formimin e qeverisë së re. Pas 11 viteve regjim, LSDM fitoi nderin dhe përgjegjësinë nga qytetarët të udhëheq qeverinë e re reformuese, demokratike, të përbashkët, unitare dhe evropiane e cila do të sigurojë jetë cilësore për gjithë qytetarët. Prioritet i jonë mbeten interesat e qytetarëve dhe shtetërore”, deklaroi Zaev.
Në seancën e sotme të Bordit Qendror të LSDM-së u vendos data e kongresit të 22-të të rregullt të LSDM-së./Telegrafi/