Telegrafi

Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit.

Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.

Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.

LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës parlamentare.

Përndryshe, Zaev dha dorëheqje në ditën e humbjes në zgjedhjet lokale në rrethin e dytë nga OBRM-PDUKM, si akt përgjegjësie partiake dhe shtetërore. /Telegrafi/